Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Dr. Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.

Bisedau fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.

Presidenti i Republikës i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës nëorganizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *