Presidenca shqiptare e OSBE shprehu shqetësim në lidhje me zhvillimet politike në Bjellorusi, sidomos ngjarjet që pasuan zgjedhjet presidenciale  të 9 gushtit.

“Bëjme thirrje për mature dhe përgjegjshmëri maksimale në një moment kaq kritik dhe ritheksojmë rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, thuhet mes të tjerash në reagimin zyrtar vetëm një ditë pasi Lukashenko siguroi mandatin e 6 si President i Bjellorusisë në një proces zgjedhor shumë të kontestuar që nxorri qytetarët në sheshe për të protestuar ndersa mijera njerez jane arrestuar.

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut nuk u lejua t’i vëzhgonte zgjedhjet e ditës së dielë.  Kryesia e OSBE thotë në reagimin e saj se ka ndjekur më vëmendje raportimet për protesta dhe përdorimin e forcës kundër protestuesve, si dhe ndalime dhe pengime të punës së gazetarëve dhe mediave në Bjellorusi.

Presidenca shqiptare e OSBE kërkon respekt të plotë për angazhimet e OSBE-së, përfshirë të drejtën për tubime paqësore, dhe bëri thirrje që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje në këtë kohë kritike. Kryesia e OSBE, shton se do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në këtë vend.

Mijera njerëz janë arrestuar ditet e fundit në Minsk për shkak të dhunës mes protestuesve dhe policisë, ndërsa një qytetar ka humbur jetën.

Përshkallëzimi i situatës ndodhi pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin që prej vitit 1994. Një ditë më parë, liderja e opozitës deklaroi se është fituese e zgjedhjeve.

Ndërkohë sipas rezultateve zyrtare Lukashenko ka siguruar rreth 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij vetëm 9.9%. Liderja e opozitës akuzoi Lukashenkonn për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *