Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas prezantimit të programit “Drejtësia që duam” nga kryeministri Edi Rama.

Teksa e quan kreun e qeverisë “shakaxhi të integrimit”, Blushi shprehet se nëse Rama do të zgjidhet deputet në 25 prill, do të shihet sy më sy në Parlamentin e ri me Metën.

Po ashtu, ai e paralajmëruar kryeministrin që mos të guxojë të votojë në Kuvend koncesionin për aeroportin “Nënë Tereza”.

“Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri. Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim! Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë. Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur. Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake. Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra! Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *