Presidenca ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjas, ku tha se shpërndarja e Parlamentit nga presidenti Ilir Meta do të ishte shkelja më e rëndë që do i bëhej Kushtetutës.

 

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi theksoi se Paralamenti do të shpërndahet nga populli, ndërsa Presidenti vetëm do firmosë në emër të tij.

 

Mes të tjerash, ai paralajmëroi se do të ketë dekrete të tjera që do të “shpartallojnë grushtin e shtetit”.

 

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”, shkruan Blushi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *