Subscribe

Dëshmi kontradiktore kanë dhënë Preng Gjini dhe nipi i tij Fatjon Dautaj mbi atentatin me minë të telekomanduar në makinë në urën e Selitës në Tiranë.

 

Gjini, i plagosur rëndë nga sulmi, nga spitali i Traumës, ka rrëfyer përpara hetuesve se nuk ka hasmëri me askënd dhe nuk ruhej pasi nuk ndihej i rrezikuar për jetën.

 

Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai, por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kam vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh nipit, pasi më të kam marrëdhënie të mira.

 

Por burime nga Prokuroria e Tiranës, tregojnë se në dëshminë e tij, nipi i të plagosurit, Fajton Dautaj, ka thënë se Preng Gjini ruhej gjithmonë pasi ndihej i kërcënuar.

 

Organi i akuzës ka nisur hetimet për vrasje për motive gjakmarrje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim i pronës. Edhe pse Gjini ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë, Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta për shkak të përplasjeve të kësaj familjeje me familjen Reçi.

 

Në dosjen e Prokurorisë, theksohet se ka dyshime të forta që për shkak të prishjes të pazareve të drogës mes Preng Gjinit dhe Gasper Reçit, ky i fundit mbeti i vrarë në 2017-ën. Mësohet se janë marrë në pyetje 5 vëllezërit e Gasper Reçit për këtë ngjarje. Ata kanë kanë deklaruar se e kanë marrë vesh ngjarjen nga mediat dhe nuk kanë lidhje me të.

 

Prokurori ka sekuestruar të gjitha filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë në zonat ku ka lëvizur Gjini, për të parë nëse ka pasur ndonjë person apo automjet që e ka ndjekur nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *