Subscribe

Një nga nga pikat kryesore të programit të Partisë Socialiste për arsimin është edhe rritja e pagës së mësuesve me 40 për qind.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi kurse personale për të gjithë nxënësit nga mësuesit e shkollave, duke i ndihmuar kështu të gjithë fëmijët të cilët mund të mbeten pas me mësimet nga shpjegimi në klasa.

Po ashtu, ai vuri theksin edhe tek platforma “Mësues për Shqipërinë”, ku shtoi se të gjithë futen në punë përmes meritokracisë.

“Sot, e gjithë infrastruktura shkollore është në transformim të vazhdueshëm, deri më sot kemi investuar 130 milionë dollarë, për shkolla të reja, kur mësojnë 114 mijë nxënës. Këtë vit vazhdon pa pushim, me tre turne në të shumtën e herës rindërtimi i 120 shkollave të reja, për 41 mijë nxënës. Shkolla fantastike, pa asnjë dallim nga shkollat më të mira të BE, falë kontributit të aleatëve kombëtare dhe ndërkombëtare që u mblodhën së bashku për këtë nisje rilindëse pas shkatërrimit të tërmetit. Shkolla, qendra të mirëfillta komunitare. Këto nuk mjaftojnë, vizioni Shqipëria 2030 shkon shumë përpara dhe ambicia jonë është shumë më e madhe, se sa një infrastrukturë e standardeve evropiane. Më e madhe se klasa ku mësuesit ndihen në vendin e tyre dhe askush nuk guxon tua prekë vendin, ashtu siç ne e kemi për detyrë të ndihen. Nuk mjaftojnë pagat e mësuesve, në mandatin tjetër do t’i rrisim me 40%. Nuk mjaftojnë ata që kemi bërë me universitetet. Universitetet kur këta, e nxorën kokën, sapo dëgjuan fjalën universitet. Këta që duhet të rikthehen, janë ata që morën në qafë breza studentësh me shit-blerje të diplomës. Duke krijuar sistemin më të kapur nga plagjiatura, duke e kthyer hyrjen në universitet në një biznes, në dëm të talentit, konkurrencës dhe meritës. Jam krenar për një arritje që e kam prekur, jetuar, shijuar, vlerësuar, maturantët pa lekë, pa krushq, pa miq, por ama me 10-ta dhe dije të spikatura. Që nga majat e maleve deri në qytete. Që falë rivendosjes së konkurrencës dhe meritës, në fakt vendosjes dhe konkurrencës së meritës për herë të parë të këtij tranziciopni, i gjen çdo fundverë në krye të listave hyrëse, zotër të vetes dhe gurë të rëndë në vend të vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *