Deputeti socialist Musa Ulqini shprehet se në ditën e dytë të Kongresit të PS-së u përçuan arritjet dhe objektivat për një mandat të tretë.

 

Teksa komentoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për sigurimin e 800 mijë votave në zgjedhjet e vitit 2021, Ulqini tha në “Vizion Plus”, se mandati i tretë është i domosdoshëm për të jetësuar të gjitha reformat që ato të jenë të pakthyshme.

 

“Këndvështrimi i Kongresit dhe i gjithë procesit zgjedhor synonte mandatin e 3, dhe mandatet fitohen duke pasur suksese në qeverisje, ekipe të mira dhe vizionare. Mandati i tretë duhet për të jetësuar të gjitha reformat që ato të jenë të pakthyshme. Në pjesën e parë të ditës së sotme u pëpoqëm të përçojm çfarë është arritur dhe cilat janë objektivat për një mandate të tretë në mënyrë që votusit të kenë arsye të forta për të na votuar.

 

Sa i përket paralajmërimit të shefit të qeverisë se paga minimale do të rritet në 30 mijë lekë, deputeti garantoi se ky premtim do të përmbushet.

 

“Forcat e majta përpiqen të bëjnë një rishpërndarje të të ardhurave, duke marrë në konsideratë shtresat e margjinalizuara, me më pak të ardhura dhe ky është një standard që e ka dhe BE. PS është një parti që thelbin social e ka shumë të theksuar. Tani zhvillimi ekonomik e ka plotësuar mundësinë dhe kjo gjë që u tha sot do të jetësohet.”

 

Amnistinë për deklarimin e të ardhurave të padeklaruara nga qytetarët, Ulqini e konsideroi një element në të mirë të shtetit dhe emigrantëve shqiptarë. Sipas tij, tashmë u krijohet mundësia për ta formalizuar pasurinë e ngritur në këto vite.

 

Po ashtu, deputeti e cilësoi pozitive paraqitjen e mocionit nga 8 socialistë që kërkojnë ndryshime në statut.

 

“Ka qenë një gjë shumë pozitive që kanë paraqitur nocionin. Janë propozime serioze. Përfaqësia i kërkoi Kongresit që ky dokument të mos hidhet poshtë. Mendoj që kjo është një provë që PS vazhdon të jetë një parti që përpiqet të jetë një forcë serioze në jetën politike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *