Komisioneri Evropian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka theksuar rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës zgjedhore të dakordësuar më 5 qershor, me qëllim zbatimin e ndryshimeve të reja, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Në nje reagim në twitter, komisioneri për zgjerimin thekson se “mbështetur në rekomandimet e osbe/odihr, reforma adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të mëtejshme, të lidhura me  sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të osbe/odihr duhet të aprovohen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultimet e duhura, siç rekomandon osbe”, shkruan Varheli.

Sipas tij, dështimi rrezikon rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *