Gjykata Penale e Tiranës do të zhvillojë këtë të martë një seancë paraprake për çështjen e ish- kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

 

Ai u shkarkua për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili akuzohet për kryerjen e tre verpave penale “falsifikim i formularëve të dekriminalizimit”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”  dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

 

Gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo për hetime të mëtejshme.

 

Fillimisht, Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi. Lidhur me këtë çështje, avokti i tij mbrojtës, Isuf Shehu deklaroi më herët se ende nuk kishte një vendim nga Greqia për të vërtetuar se Kajmaku kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

 

Kajmaku, i cili prej muajsh është në kërkim, u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *