Ka ndërruar jetë nga Covid-19 basketbollisti beratas dhe arbitëri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu.

 

72-vjeçari ishte shtruar prej dy javësh në Spitalin Covid në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitonte betejën me koronavirusin. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas, që e kujtojnë atë me nostalgji.

 

72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet ’99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

 

Në vitin 2001, Gjogu u emërua kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve ’90.

 

Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi, duke e cilësuar 72-vjeçarin Gjogu “demokrat të orëve të para”, i ka përcjellë familjes ngushëllimet e përzemërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *