Gjykata e Krimeve te Renda pranoi kërkesën e ish-gjyqtarit te apelit Shkëlqim Miri per gjykim te shkurtuar. Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit,  pasi dyshohej se kishte përfituar 20 mije euro në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Sipas prokurorit Klodian Braho i akuzuari nëpërmjet te afërmit te tij Kujtim Miri kishte marre shumen e parave. Gjithashtu gjate kontrollit te banesës Shkëlqim Mirit iu gjetën 300 milionë lekë. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qenë anëtar i KLD-së .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *