Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte lëndë narkotike dhe fisheke. Eefektivet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. M., ku u gjetën 89 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme, një krehër, një pajisje elektrike dhe 4 ora dore.

Kontrolli më tej ka vijuar në një parking në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Fadil Bodinaku”, ku është gjetur një sasi lende e dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 18.2 gr., e cila së bashku me sendet e tjera të kundërligjshme u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *