Policia e Vlorës kapi këtë të enjte pesë persona, në vijim të një operacioni të nisur qysh në janar, kundër kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

 

Të prangosurit janë roje bregdetare të Forcës Detare. Shtetasit B. B., 38 vjeç, R. Ç., 54 vjeç, B. M., 26 vjeç, S. B., 23 vjeç dhe A. A., 34 vjeç akuzohen se gjatë operacionit në janar, kanë lënë të lirë më dashje drejtuesin e gomones, me të cilin transportoheshin emigrantët.

 

Për të arrestuarit, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën “Shpërdorim detyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *