Një 44 vjecar është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shtetasi me iniciale A.Z, 44 vjec u lokalizua në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, aty ku edhe u prangos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi të lindur në Fier dhe banues në Vlorë  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *