Një aksident i pazakontë është shënuar në Shëngjin mbrëmjen e kësaj të hëne.

 

Një gomone është shkëputur nga automjeti që e tërhiqte në lëvizje e sipër duke dalë jashtë kontrollit në rrugë.

 

 

Burime bëjnë me dije se mjeti lundrues ka përplasur një automjet të parkuar në anë të rrugës.

 

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që tërhiqte gomonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *