Per here te pare ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat morën pjese nëpërmjet nje videokonference dy prej figurave me te rëndësishme te Brukselit: komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn dhe presidenti i Partisë Popullore Europiane Joozef Daul.

 

Videokonferenca zgjati rreth nje ore dhe dy zyrtaret europiane mbështeten shqetësimin e PD per drogën, por theksuan se bojkoti i zgjedhjeve dhe i parlamentit nuk është ne përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

 

Burime nga mbledhje thane se Daul dhe Hahn i kërkuan PD te rikthehet ne tryezën e negociatave, duke garantuar te njëjtën oferte qe kreu i komisionit te jashtëm ne Parlamentin Europian McAllister solli ne Tirane.

 

Komisioneri Hahn vuri ne dukje se zgjedhjet do te monitorohen pavarësisht vendimit PD per te marre pjese apo jo dhe ODHIR dhe Këshilli i Europes do te monitorojnë zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore.

 

Mësohet se Daul i ka deklaruar liderit te opozitës se nëse nuk arrihet zgjidhje pergjegjesine do e mbaje ai e jo ndërkombëtaret.

 

Pak pas mbledhjes, presidenti i PPE zoti Doll, doli me nje deklarate ku qartësisht i kërkohet Partisë Demokratike te mos bojkotoje zgjedhjet.

 

“Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme i të gjitha partive është i domosdoshëm. Unë gjithashtu përsërita se bojkoti i zgjedhjeve apo i parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e BE, apo të PPE. Në këtë kontekst, unë u sigurova nga PD se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Gjithashtu, theksova se kompromisi i propozuar nga zv/presidenti i PPE, David McAllister javën e shkuar vendosi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë aspekt, unë u bëj thirrje të gjitha partive të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike.”

 

Presidenti i PPE vëren se e rëndësishme është shmangia e dhunës.

 

“Pata një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë pikëpamjesh me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe grupin parlamentar demokrat. Objektivi i video konferencës së sotme ishte së pari dhe më i rëndësishmi, që t’i bënin thirrje partisë shqiptare që bën pjesë në grupin e partive tona të kontribuojë me konstruktivitet drejt një zgjidhjeje që do ta çojë PD të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe të ruajë qetësinë e të përmbahet nga çdo lloj dhune.”

 

Zoti Doll siguron gjithashtu se do te ketë mbështetje për çështjen e kultivimit te kanabisit.

 

“PPE dhe partia anëtare e saj, PD ndajnë pikëpamjen se një luftë më e fortë kundër drogës është thelbësore si për Shqipërinë, edhe për BE-në. Unë e vlerësova PD që e ka vendosur luftën kundër drogës në krye të axhendës politike. Në këtë aspekt, unë bie dakord dhe do të mbështes që BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për vitet 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.  Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen financiare për përmbushjen e vëzhgimit nga ajri të të gjithë territorit shqiptar, në mënyrë që të identifikohen plantacionet me kanabis dhe të monitorohet shkatërrimi i tyre.”

 

Apeli i drejtuesit te Partisë Popullore Europiane e ribën te qarte qëndrimin e ndërkombëtareve, kundër bojkotit, kundër dhunës dhe pro dialogut per nje zgjidhje te përbashkët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *