Edhe një infermiere tjetër ka fituar betejën me COVID-19. Ajo i shtohet listës së mjekevë dhe infermierëve të tjerë të shëruar, duke e çuar numrin në 22.

 

“??‍⚕️ Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅ Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19? Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️ #FORCA”, shkroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale.

 

Këtë të martë u numëruan vetëm gjashtë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një numër shumë herë më i vogël krahasuar me ditët e fundit. Në total kemi 383 të prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *