Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të enjte Këshillin Kombëtar.

 

Lideri demokrat kërkoi nga anëtarët që duke filluar nga dita e nesërme të dalin në terren për t’u takuar me demokratët.

 

“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata qe sot nuk na besojnë, por u perdorën per mish për top.  Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta t’i bindim, e të bëhemi bashkë. Nga nesër, secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *