Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të martë në Zall Bastar, nga ku u shpreh se problematikat e fermerëve të zonës ishin të shumta. Një pjese e tyre iu ankuan kryedemokratit Basha se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.

Sipas tij, problematika të ngjashme shfaqen edhe për banorët e fshatit Vilëz, për të cilët tha se janë mashtruar prej 7 vitesh me urën e cila edhe “pse është ndërtuar nuk është funksionale”.

Fermerët që kultivojnë një nga varietetet më të njohura të domates në këtë zonë thonë se problemi kryesor i tyre është kostoja që ka vajtja në treg.
Ndërsa një tjetër banor që gjithashtu merret me kultivimin e domates së njohur të Zall Bastarit thotë se kostoja e punimit të tokës është shumë e madhe.

“Fshati është në ditë të zezë. Ka njerëz që, për Zotin, hanë një vaktë bukë në ditë. Populli është në ditë të zezë. Këtu nuk pyet askush. Me ardhë në Mal Vilës që jam unë, është si me shku në Siberi. S’ka as rrugë. Dritat vijnë një herë, tani vijnë, tani ikin, janë telat e 68-ës”, – tregon një prej banorëve të këtij fshati, banesa e të cilët është dëmtuar nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *