Subscribe

Pas vizitës në Arabinë Saudite e takimit mbretin Salman sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo mbërriti ne Turqi ku u takua me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Fokusi i vizitës është zhdukja e gazetarit Xhamal Kashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Turqi ne 2 tetor.

 

Pompeo u takua me Erdogan në aeroportin e Ankarasë dhe biseduan për 35 minuta. Ende nuk bëhen e ditur detaje për atë qe u fol ne takim.

 

Ne bisedime ishte edhe ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar si dhe Përfaqësuesi Special i shteteve te bashkuara për Sirinë Xhejms Xhefri.

 

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Turqisë kane nisur te përmirësohen ndjeshëm pasi Ankaraja vendosi lirimin e pastorit amerikan Endrju Branson. Ky i fundit u kthye ne shtetet e bashkuara pas vendimit te gjykatës turke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *