Subscribe

Dalin në dritë detaje konkrete mbi krimin makabër që tronditi Gjilanin këtë të martë në mesditë.

Një grua me iniciale Va ldete Bllaca me detyre efektive policie ne Gjilan, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezerit e saj si dhe dy prindërit.

Më pas në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike, ajo I ka dhënë fund edhe jetes së vet duke u vetevrarë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë te ndodhur ne lagjen “Bujanina”, mirepo behet e ditur se gruaja e masakres ishte pezulluar nga detyre pak kohe me pare. Ajo kishte kaluar punonjese ne administraten civile te policise se Gjilanit.

 

Komunikata e Prokurorise:

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *