Gjatë kontrolleve, në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe i papajisur me leje drejtimi.

 

Si rezultat i kontrolleve në Elbasan, janë pezulluar 15 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 1066 gjoba, 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 31 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 993 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *