Policia jep detaje në lidhje me gjashtë të arrestuarit në Tamarë, të cilët u kapën me 80 kg drogë.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe,  Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë  e dyshuar Cannabis Sativa.

 

Trafikantët e arrestuar nga operacioni “Tamara”, janë Gjeto Pepaj, 44 vjeç, Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, Lazer Murçaj, 31 vjeç, Ndue Nilaj, 52 vjeç, Kristian Bujaj,  18 vjeç dhe Lavdrim Nikaj, 34 vjeç

 

Ndërkohë në cilësinë e provës material këtij grupi criminal i janë sekuestruar: 80 (tetëdhjetë) kg,  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,   2 (dy) automjete të markës ‘Benz Mercedes’ me targë AA669FO dhe mjeti ‘BMË’ me targë AA429JP, një sasi lekësh dhe  6 telefona celularë të markave të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *