Subscribe

Policia e Shteti ka adresuar thirrje për tifozët italianë dhe ata holandezë disa orë përpara ndeshjes.

 

Në një koferencë për shtyp Policia paralajmroi tifozët të sillen si shtetas europianë përndryshe do të vendoset në zbatim ligji me rigorozitet.

 

Policia ka drejtuar edhe një thirrje për bizneset në kryeqytet që të mos shesin alkol në shishe qelqi pasi përbëjnë një rrezik të shtuar.

 

Gjithashtu apelojmë për bizneset në Tiranë, që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe dhe gota qelqi, pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike.

 

Nëpërmjet kësaj daljeje publike apelojmë dhe adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, të cilëve do t’ua komunikojmë edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare, që të sillen dhe veprojnë si qytetarë europianë, në qytet dhe në stadium, të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet.”- tha zv.Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Albert Dërvishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *