Pas ngjarjes në Gramsh, një tjetër incident është shënuar në repartin ushtarak të Poliçanit. 4 shtetas nga çekia po filmonin fabrikën e demontimit te fishekëve dhe tunelet por janë shoqëruar nga policia.

Dy çiftet kane deklaruar se nuk kishin qëllime të këqija por thjesht të fotografonin ish-uzinën.

 

Ministria e Mbrotjes shprehet se ata janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.

 

Pavaresisht pretendimeve te shoqeruarit i jane neneshtruar marrjes ne pyetje.

 

Poliçan/Informacion paraprak

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *