Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore të gjithë Qarkut.

 

Policia rrugore e qarkut Korcë ka intesifikuar kontrollet në të gjitha akset. Për pasojë gjatë javës që kaloi janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjeti për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” si edhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 të tjerë.

 

Nga patrullat e Policisë Rrugore janë vendosur në total 705 masa administrative.

 

Janë tërhequr 20 leje drejtimi, nga të cilat 6 për pije alkoolike, 3 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Janë ndëshkuar 95 për parakalime të gabuara, 72 të tjerë për parkim të gabuar.

 

Janë vendosur 8 masa administrative për të meta teknike.

 

Janë ndëshkuar me masë administrative gjithashtu 175 drejtues për përdorim celulari dhe 21 për mosvendosje të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.

 

Si edhe janë vendosur 394 masa administrative, për shkelje të tjera të ndryshme, janë ndaluar administrativisht 5 mjete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *