Qyteti i Vlorës është “rrethuar” edhe këtë të martë nga uniformat blu.

 

Kësaj here, Policia e Vlorës po zhvillon një aksion kundër lojërave të fatit. Konkretisht po ushtrohen kontrolle në biznese, ku dyshohet se ushtrohet aktiviteti i lojërave të paligjshme të fatit. Në shënjestër janë vënë gjithashtu dhe persona problematikë që qarkullojnë me armë zjarri. Nga ky aksion janë shoqëruar disa persona.

 

Një ditë më parë, forcat RENEA zhvilluan një aksion për arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Dhjetëra persona përfunduan në pranga, mes të cilëve edhe Edison Begaj, i cili në 29 maj i shpëtoi një atentati që iu bë në sy të fëmijëve në Vlorë, ku mbeti i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *