Subscribe

Dy persona të armatosur hynë rreth orës 4.10 minuta të mëngjesit në një kazino në zonën e ish –Kinostudios në Tiranë. Të armatosur ata kërkuan xhiron ditore të biznesit.

 

Por dikush nga jashtë telefonoi numrin e emergjencave ne policinë e Tiranës. Një patrullë, jo shumë larg vendit të ngjarjes, ishte e para që mbërriti ndërsa bëri të mundur dhe arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve. Në pranga ra Armando Demiri, 30 vjeç banues në Tiranë.

 

Gjatë marrjes në pyetje 30 vjecari tha se ishte bashkë më një shokun e tij 29-vjecar edhe ai nga Tirana por qe mundi te largohej. Sipas policisë 29-vjeçari është ai që ka pasur pistoletën me vete ndërsa për kapjen e tij janë ngritur disa postblloqe si dhe kontrolle në banesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *