Një 52 vjeçar nga Greqia u ndalur në aeroportin e Rinasit, teksa po dilte nga Shqipëria. Iraklis Dragounis, u ndalua nga policia kufitare pasi kishte me vete një pajisje që dyshohet se përdoret për përgjim. 52-vjeçari u shoqërua ne policinë e Tiranës, ndërsa pajisja u sekuestrua nga prokurorët. Pas marrjes në pyetje ai u la i lire dhe do të ndiqet ne ketë gjendje deri në përfundim të hetimeve. Burimet thanë se atij iu sekuestrua pasaporta. Sipas policisë, 52-vjecari është inxhinier në profesion dhe mendohet që kjo nuk është hera e pare që vjen ne Shqipëri. Gjatë marrjes ne pyetje ai ka mohuar se behet fjale per nje pajisje përgjimi. Vetëm pak kohe me pare një tjetër person u ndalua ne Rinas me të njëjtin motivacion. Detektivi privat Yoram Frig nga Izraeli posedonte një pajisje të ngjashme, e cila rezultoi se nuk ishte përgjuese, por shërbente vetëm për lokalizimin e përgjuesve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *