Sezoni I verës përkon me intesifikimin e masave kundër kultivimit të drogës nga ana e policisë.

 

Edhe policia rajonale e Korçës është përfshirë në kontrolle të rregullta në të gjitha zonat e konsideruara me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Nga ana e kësaj policie dihet tashmë harta e fshatrave me tendencë kultivimin e bimëve të drogës dhe në to janë përqëndruar kontrollet më të shumta. Monitorimit nuk I shpëtojnë edhe zonat me më pak risk kultivimi, kryesisht ato malore.

 

Sipas të dhënave nga drejtoria rajonale, dhjetë patrulla policie janë angazhuar dhe monitorojnë zonat me risk të kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë qarkun e Korçës. Të njëjtat burime shtojnë se zonat më me risk për specilistët e luftës kundër trafiqeve të lëndëe narkotike mbeten ato të  Lekasit, Voskopojës në Korçë, të Trebinjës, Proptisht, Velçanit nëPogradec, Mirasit në Devoll dhe Barmashit në Ersekë.

 

Aktualisht, nga kontrollet nuk është konstatuar ndonjë parcelë e mbjellë me bimë  narkotike. Kontrollet mësohet se do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit me qëllim monitorimin e plotë të të gjitha zonave, kryesisht atyre ku janë kultivuar më parë bimët e drogës. Problem I vetëm për policinë mbetet levizja në zonat malore, pasi ka mungesë të mjeteve të përshtatshme për të qarkulluar në zonat e largëta malore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *