Një 28-vjeçar u kap në flagrancë duke vjedhur një makinë.

 

Policia e Lushnjes njoftoi se në mesnatë ka marrë një telefonatë, për t’u njoftuar se një i ri, i identifikuar si Erixhan Shatrolli, po tentonte të vidhte një mjet tip “Benz”.

 

Ai u arrestua menjëherë, ndërsa rezultoi se është i dënuar edhe më parë për vjedhje.

 

“Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *