Subscribe

Nga data 1 janar deri më 15 nëntor të 2020-ës, në Shqipëri janë regjistruar 1080 aksidente në të gjithë vendin, 265 të tilla më pak me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas burimeve zyrtare, në këto aksidente janë shënuar 159 viktima, 31 më pak se viti 2019. Rënie gjatë ka pësuar edhe numri i të plagosurve në këto ngjarje.

Por, Shoqata Kombëtare e të Aksidentuarve shprehet se këto shifra në realitet janë 10-fish më të larta.

“GEZIM HOXHA

SHOQATA KOMBETARE E TE AKSIDENTUARVE

Kemi një numër të konsiderueshëm të aksidenteve, që në bazë të kompanive siguruese, që janë ato që paguajnë dëmet,  thonë që kemi 50 aksidente në ditë, pra i bie 18250 aksidente dhe korrombole në vit. Një shifër e lartë. Këtu janë të përfshira edhe aksidentet me pasoja në jetë njerëzish apo plagosje, por edhe dëme materiale.”

Hoxha e vë theksin edhe tek keqpërdorimi i fondeve.

“Jo nuk mungojnë fondet. Ne I kemi jashtë kontrollit gjërat. Psh këtu sjell edhe OBSH fonde të konsiderueshme, por nuk dihet se kush i merr dhe nuk dihet se ku shkojnë. Këtë vit që është shpallur edhe viti i sigurisë rrugore, është e gabuar që është shpallur nga Ministria e Brendshme. Nuk është detyra e tyre. Ajo janë hallkë e rëndësishme, por janë hallka e fundit.”

Një tjetër shqetësim është mungesa e ekspertëve të mirëfilltë që trajtojnë aksidentet. Sipas Hoxhës, pjesa më e madhe e tyre janë në bashkëpunim me prokurorët që merren me çështjet e aksidenteve të cilët shpesh herë abuzojnë detyrën duke sorollatur qytetarët me vite në dyert e institucioneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *