Policia e Korçës vijon kontrollet në banesat e të prekurve me koronavirus, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia njofton se në qarkun e Korçës disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Ndër të tjera, uniformat blu iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë distancimin social, si dhe lokalet e bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë. Nga ana tjetër, të infektuarit duhet të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *