Subscribe

Policia e Shtetit konfirmoi arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 1 nëntor, në Durrës ku u plagos prokurori Arjan Ndoja, shoferi I tij dhe shtetasi Aleksandet Laho ( Landi Muharremi).

 

Policia në njoftimin për mediat se për këtë ngjarje me urdhër të  Gjykatës së për Krime të Rënda është bërë kontrolli i 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

 

 

Si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për egzamiminm të mëtejshëm.

 

Sipas uniformave blu provat e gjetura bënë që të ekzekutohej urdhër-arresti për shtetasin redjan Rraja lindur dhe banues në Nikël të Fushë Krujës.

 

Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e aryeshme u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

 

Pak orë pas ngjarjes të premten e 1 nëntorit, në fshatin Shkafane të Durrësit u gjet i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *