Policia ka kapur dhe ka arrestuar në Bulqizë një 33-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Djali nuk ishte mjaftuar mjaftuar me aq, pas dhunës ai i kishte djegur babait traktorin dhe stallën.

33-vjeçari do të gjykohet për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *