Policia hungareze ka hapur zjarr ndaj një kamioni me 30 emigrantë që udhëtonin ilegalisht, pasi drejtuesi nuk iu bind paralajmërimit të policisë për të ndalur.

 

Për shkak se shoferi i kamionit tentoi t’iu largohej autoriteteve në afërsi të kufirit Hungari-Austri, policia u detyrua të hapë zjarr. Në një deklaratë, bëhet me dije se askush nuk mbeti i lënduar.

 

Pas ndalimit, policia kapi drejtuesin e kamionit dhe 30 emigrantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *