Në vijim të kontrolleve të policisë Rrugore mbrëmjen e së shtunës janë pezualluar 21 patenta dhe një 25 vjeçar është arrestuar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehut.

 

I ndaluari është shtetasi me iniciale D.A., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l në zonën e Selitës.

 

Ndërkohë në autostradën Tiranë-Durrës janë kryer kontrolle me Radar për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara prej shpejtësisë tej normave te lejuara.

 

Gjithashtu një tjetër shofer është kapur me shpejtësi tej normave, me 169 km në orë. Shoferi 21 vjeçar nga Korça është shprehur se ka kaluar normat e shpejtësisë për të arritur ahengun, por justifikimi ka qenë i pa pranueshëm nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *