Policia greke në kufirin greko-shqiptar, në Kapllaq, Janinë, ka ndaluar një  makinë dhe sekuestroi 2 çanta që përmbainin 6 pako me 38 kilogramë marijuanë.

 

Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i makinës, shqiptar 23-vjeç. Pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Në Selanik është kapur një bashkepunëtor i tyre, grek 26-vjeç.

 

Ndërkohë në një operacion të dytë në Selanik jane sekuestruar 5 pako me 49 kilogramë e 300 gramë marijuanë dhe janë arrestuar dy grekë 41-vjeçarë teksa po fusnin drogë në një makinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *