Subscribe

Gjobat e zbatuara deri tani të parashikuara duket se nuk i kane trembur drejtuesit e mjeteve që të mos kryejnë shkelje duke përgjakur shpesh herë rrugët e vendit.

Me këtë argument është vendosur edhe shumëfishimi i gjobave duke e pare si të vetmen zgjidhje për uljen e numrit te aksidenteve.

Tola beson se dhjetëfishimi i gjobës do te sjelle sensibilizim të madh të drejtuesve të mjeteve që të respektojnë nenet e kodit rrugor.

Por nga ana tjetër, ekspertët shprehen skeptikë dhe i shohin ndryshimet vetëm si nje metodë për të mbushur arkën e shtetit.

Ata shtojnë se në Shqipëri mungojnë studime për zgjidhjen e problematikes se aksidenteve dhe menaxhimit te trafikut.

Pak dite me pare drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, prezantoi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor ku parashikohen 10-fishime të gjobave për drejtuesit e mjeteve sidomos në shkeljet me alkoolin, përdorimin e telefonit, parakalimet etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *