Subscribe

Policia ka gjetur një plastmas me njolla gjaku, me cilin dyshohet të jetë mbështjellë trupi i Jan Prengës. Mësohet se plastmasi është gjetur gjatë kërkimeve që po kryheshin në afërsi të një pusi.

Dyshohet që me të jetë mbështjellë trupi i Prengës e më pas të jetë nxjerrë nga resorti “Golden”. Pranë plastmasit të gjakosur është gjetur edhe një litar, i cili mendohet të jetë përdorur për të lidhur trupin e Prengës.

Të dy këta objekte u sekuestruan nga policia si prova materiale dhe pritet që të hedhin dritë mbi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

49-vjeçari u mor peng më 17 janar në Kamëz, është vrarë dhe provat janë siguruar nga kamerat e bodrumit të resortit “Golden” në Shijak në pronësi të familjes Hajri.

Dyshohet se ai u rrëmbye për t’i bërë presion vëllait të tij që ndodhet në një burg në Angli, për grabitjen e një sasie prej 283 kg kokainë të porositur nga grupet kriminale shqiptare.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” për pesë të dyshuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili dhe Olsi Turja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *