Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me tensionet dhe thirrjet raciste në Bularat gjatë ceremonisë mortore te Konstandinos Kacifas.

 

 

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

 

Policia thotë se janë shoqëruar për këto ngjarje në komisariatin e Gjirokastrës 12 persona.

 

Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *