Policia e Shtetit deklaroi se po heton çdo shkak që ka çuar në vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në një reagim për mediat, Policia tha se po hetohet intensivisht për të zbardhur të plotë ngjarjen.

 

“Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt. Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal. Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.”

 

Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi reagime të shumta. Nga policia u tha se punonjësi i policisë qëlloi sepse ishte kërcënuar me armë nga i riu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *