Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet gjatë muajit mars në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur teknologji bashkëkohore si dronë, radarë dhe makina inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë këtij muaji, autoritetet kanë evidentuar një sërë shkeljesh, ku një ndër shqetësimet kryesore mbetet drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, faktorë që vijojnë të jenë ndër burimet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.
Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit mars, janë arrestuar 10 shtetas për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi, ndërsa 23 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-1335 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-621 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-396 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-164 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-245 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-42 drejtues automjetesh, për përdorim të aparateve telefonike;
-31 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-1153 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi.





