Bllokimi i aktivitetit për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, ka bërë që pronarët e mjeteve lundruese të protestojnë këtë të martë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se shtetit. Ata kanë kërkuar heqjen e pezullimit pasi pretendojnë se e ushtrojnë këtë biznes konform rregullave dhe të gjitha detyrimeve ligjore.

 

Protestuesit u shprehen se nuk janë njoftuar me shkresë, por thjesht u është komunikuar  të mos dalin më në det.

 

Drejtori i Kufirit, Saimir Boshnjaku, priti në një takim 4 përfaqësues të tyre dhe premtoi se po bëhet një rikontroll për sigurinë ndaj pushuesve dhe së shpejti do të rinisin punën.

 

Pas ngjarjes tragjike në Himarë ku skafi i drejtuar nga ish-shefi i policisë Arian Tase vrau një 7-vjeçare, Policia e Kufirit pezulloi të gjitha mjetet e lundrimit. Pas këtij vendimi, në zonat bregdetare prej disa ditësh pronarët e këtyre mjeteve nisën protestat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *