Forca të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë intensifikuar këtë të hënë kontrollet duke blinduar rrugët nacionale në dalje të Beratit.

 

Postblloqet policore janë ngritur paralelisht në disa pika nē aksin nacional Berat-Tiranë, ku janë pozicionuar postblloqe me forca të shumta policore, ku pjesë e të cilëve janë bërë të gjithë sektorët e kësaj drejtorie, duke filluar që nga inspektorët e krimeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor.

 

Masat e ndërmarra nga DVP Berat, sipas policisë kanë si qëllim kapjen e personave në kërkim, uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore, ndërkohë që më herët kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi denoncoi këtë aksion policor si një presion policor ndaj automjeteve që po nisen drejt protestës së sotme në orën 17:00 në Tiranë.

 

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet, nëpërmjet identitetit të tyre për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

 

Gjatë kontrolleve, policia ka verifikuar edhe dokumentacionet e mjeteve si dhe lejet e drejtimit. Kontrrolleve të policisë nuk i kanë shpëtuar as pasegjerët brenda mjeteve që qarkullonin në rrugë,të cilët janë nxjerrë jashtë dhe janë kontrrolluar fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *