Subscribe

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

 

Noka, kërkon të dijë se përse selia e PD-s u rrethua nga forca policie më 11 Dhjetor, ku u mbajt Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

“Kërkojmë nga ana juaj se kush janë arsyet, informacionet tuaja për këtë veprim, nga ju kanë ardhur këto të dhëna dhe kush është institucioni që ka kërkuar këtë përqëndrim të forcave policore pranë selisë së PDSH-së”, thuhet në letrën e Nokës drejtuar Nanos.

 

Kujtojmë se të shtunën e 11 Dhjetorit forca të shtuara policie rrethuan zonën pranë Partisë Demokratike, teksa në stadiumin “Air Albania” zhvillohej Kuvendi i thirrur nga Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *