Policia e Shtetit ka bërë prapaktheu duke sqaruar një njoftim për mediat të shpërndarë mesditën e kësaj të shtune ku paralajmëronte se të dielën nuk do të kishte asnjë lëvizje makine në të gjithë vendin.

Një deklarate që në fakt binte ndesh me urdhërin e Ministrisë së Shëndetesise ditën e shtunë ku përcaktohej lëvizja e lirë e mjeteve në të gjitha vendin dhe pa autorizim, por vetëm me një kusht: që të mos kishte hyrje dhe dalje nga zonat e kuqe.

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia  në vijim të këtij sqarimi tha se të dielën do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser ( të dielën ) do te jene zona te kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *