Pronari dhe banakieri i një lokali kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Në kuadër të operacionit “Shadoë” janë ndaluar B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit) dhe A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).

 

Sekuestrohet 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, me pronar shtetasin B. B. dhe kamerier shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *