Subscribe

Një efektiv policie plagosi me armë zjarri këtë të martë dy kolegët e tij si dhe një qytetar.

 

Ngjarja që mund të kishte përfunduar në një tragjedi, ndodhi në qendër të Mamurrasit ku një polic, teksa ishte në shërbim me kolegët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj u konfliktua me disa persona.

 

Gjatë debatit, efektivi, nxori armën e shërbimit dhe hapi zjarr disa herë.

 

Por nga të shtënat u plagosën dy shokët e tij policë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe Nikoll Vorfi, njëri nga personat e përfshirë në debat. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ngjarja u pa nga dëshmitarë të shumtë, ndërsa shumë prej plumbave përfunduan dhe në makinat e parkuara rreth zonës duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

 

Drejt vendngjarjes shkoi Drejtori i Policisë, Ardi Veliu bashkë me Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj si dhe grupe të FNSH, ndërsa u shoqërua  efektivi i policisë.

 

Po ashtu është ngritur një grup hetimor nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme i cili po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes të paprecedentë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *