Subscribe

Dy persona të dyshuar për plagosjen e ndodhur në qendrën e Mamurrasit u shoqëruan nga policia. Shoqërimi i tyre u krye teksa ishin në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

 

“Vizion Plus” mëson se të shoqëruarit janë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi. Ata ishin në spital për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të shokut të tyre të plagosur.

 

Një efektiv policie plagosi me armë zjarri këtë të martë dy kolegët e tij si dhe një qytetar, pas një konflikti. Gjatë debatit, efektivi, nxori armën e shërbimit dhe hapi zjarr disa herë. Por nga të shtënat u plagosën dy shokët e tij policë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe Nikoll Vorfi, njëri nga personat e përfshirë në debat.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *